Pas ngjarjes që tronditi vendin, autoritetet greke vijojnë ende kërkimin për autorin shqiptar, i cili i mori jetën çiftit në Mykonos. 45-vjeçari shqiptar, i cili është i dyshuari kryesor për ngjarjen e rëndë, është zhdukur pa lënë gjurmë. Ndërkohë sipas mediave vendase, mendohet se ai mund të jetë kthyer në vendlindje. Mësohet gjithashtu se 43-vjeçarja ukrainase kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies me 45-vjeçarin shqiptar dhe ishte lidhur me një biznesmen grek, Ioannis Zonitsa.
Nga çfarë është mësuar deri tani, shqiptari nuk ka arritur dot ta pranojë faktin se ajo ishte me një tjetër dhe ka insistuar që të qëndrojnë bashkë. Sipas të dhënave, mësohet se në banesë nuk kishte asnjë dëmtim, gjë që tregon se autori kishte një çelës dhe ka hyrë normalisht brenda.