Gazetari Bajrush Morina është përfshirë në debatin Haradinaj-Hoti për shuarjen e task forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës.
Morina ka thënë se lideri i AAK’së po hanë me dy lugë pasi në njërën anë po qëndron në Qeveri me Ministrat e AAK’së e në anën tjetër po i konteston vendimet e po të njëjtit institucion.
“Nuk po e kuptoj Ramushin: E kritikon Qeverine Hoti, e ministrat e tij i votojne te gjitha vendimet e Qeverise! Tash a eshte Ramushi ende kryetar i AAK-se apo ministrat e tij i kane dale prej dore (prej AAK-se) ? Hipokrizi, me perkthy shqip i bjen: Me hanger me dy luge!”, ka shkruar Morina, në një reagim në FB.
Ndryshe, lideri i AAK’së duke i reaguar Kryeministrit ka thënë se sa herë Kushtetuta është respektuar për një parti ka dalë keq.
“Gjatë jetëgjatësisë së demokracisë së vendit tonë, sa herë që Kushtetuta e Republikës është zbatuar për interesat e një partie të caktuar, ka dalë të jetë e gabuar”, ka thënë ai.