Është ngushtuar avantazhi i kandidatit demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, kur po numërohen orët e fundit para zgjedhjeve të reja presidenciale në Amerikë. Presidenti aktual, Donald Trump po e ndjek më me zell Bidenin në sondazhet e fundit.
Sondazhi i fundit i gazetës amerikane “The Wall Street Journal” tregon se Trump është 10 pikë prapa Biden me përqindje. Ish-zëvendëspresidenti Biden dominon Trumpin me 52%, kundrejt 42% të mbështetjes sa ka presidenti aktual shumë pak para zgjedhjeve, transmeton Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Vala e dytë e Covid, 865 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Sondazhi i WSJ në veçanti zbulon se gratë dhe të moshuarit janë kthyer kundër presidentit, me të dy grupet që favorizojnë Bidenin me diferencë dyshifrore.
Sidoqoftë, sondazhi tregon se gara po bëhet më interesante kur diferenca ngushtohet në 12 shtete. Në këto, Biden mban një epërsi prej 6 pikësh, përkatësisht 51%, kundrejt 45% sa ka Trump. Muajin e kaluar, epërsia e Biden në këto shtete ishte 10 pikë.
Avantazhi i Biden në shtetet më të papërcaktuara korrespondon me shumë sondazhe që tregojnë një garë të ngushtë dhe rrugë të mundshme që Trump të ndërtojë një shumicë të Kolegjit Zgjedhor pa fituar votën e popullit, siç ndodhi në vitin 2016.
Zgjedhjet në SHBA mbahen më 3 nëntor, ndërsa vëmendja është përqëndruar në shtetin më të fuqishëm në botë.