Një vajzë e re ka zbuluar se si ra në dashuri me personin i cili e dëboi atë nga një klub nate pasi u përfshi në një sherr. Ata kanë një diferencë moshe prej 29 vitesh. Ajo është 26 vjeç ndërsa ai 55. Shumica e të huajve e quajnë lidhjen e tyre ‘të papërshtatshme’ për shkak të diferencës së moshës.
Lauren Kerr 26 vjeç, nga Middlesbrough, u takua për herë të parë me Anthony Shaylor 55 vjeç, nga Stockport, gjatë një mbrëmjeje të 2017. Sidoqoftë, përshtypjet e tyre të para për njëri-tjetrin nuk ishin pozitive, pasi Anthony e shoqëroi Lauren jashtë një klubi nate pasi ajo u përfshi në një sherr, por të hënën pas incidentit të fundjavës, Lauren nisi një punë të re dhe u shokua kur zbuloi se Anthony gjithashtu kishte filluar punë në kompaninë ku ajo punonte, në të njëjtën ditë.
Për Anthonyn, ishte dashuri me shikim të dytë ndërsa Laurenin e tërhoqi karizma e tij, në një romancë pune që lulëzoi në nëntor të 2017-ës para se çifti të mirëpriste vajzën e tyre të parë Ruby, në prill të 2020-ës.