spot_img

Rekordi/1.6 milion euro, shitet në ankand pëllumbi Kim

spot_img

Ky pëllumb belg garash, me moshë 2-vjeçare dhe i quajtur Kimi i ri ka arritur një rekord botëror të shitjes në ankand, për një vlerë prej 1.6 milion euro.

Ankandi për pëllumbin arriti në 1.32 milion euro javën e shkuar duke kaluar rekordin e mëparshëm të vendosur në Mars të vitit 2019 nga një tjetër pëllumb belg i quajtur Armando dhe që u shit me një vlerë prej 1.252 milion euro.

“Kjo është një shumë e paimagjinueshme, sepse ky është një pëllumb femër. Armando ishte mashkull. Zakonisht meshkujt kushtojnë më shumë, sepse ata mund të kenë më tepër pasardhës”, tha për Reuters, Nicholas Giselbrecht, drejtues i Pipa.

Ankandi që nisi me 200 euro në 2 Nëntor, arriti në 1.31 milion euro për 90 minuta, me ofertën e një grupi nga Afrika e Jugut. Por dy blerës të pasur kinezë e kaluan sot atë rekord./Opinion.al

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img