spot_img

Reagon Ҫun Lajҫi: Haga do të shihte se kush erdhi n’oborrin e shtëpisë me ta dhunua gruen, motrën, vajzën e kush e mbrojti pragun, por ju nuk deshët…

spot_img

Artisti dhe shkrimtari Ҫun Lajҫi në një postim të tij në Facebook i ka kritikuar zyrtarët e lartë të vendit për të cilët thonë se nuk investojnë në filma dhe në artistë.

Sipas tij, përmes filmit e gjithë bota do ta kuptonte atë ҫfarë bëri shteti serb në Kosovë, në luftën e fundit.

Artisti Ҫun Lajҫi thotë se Serbia nuk kursen në artistë dhe filma që ata i paraqesin si viktima, ndërsa në Kosovë ndodhë e kundërta.

Ai thotë se përmes filmave Haga do ta shifte se kush ishte agresori e cili viktima. Dhe cili ishte roli i Natos n’Kosovë. Kush erdhi n’oborrin e shtëpisë me ta dhunua gruen, motrën, vajzën e kush e mbrojti pragun!

Postimi i plotë:

S’iu duhen artistët e di

M’rrove t’rrova brisku i berberit! Tani as pare ju as filma ne. Kujtuet se artistët bahen çirak me nji rol Komandanti, Gjenerali, Heroi!

I ruejtët paret për trasetë e rrugëve, sepse gjithmonë pesë centimetra asfalt iu mbetën n’xhepa. Por harruet se nji ditë s’keni më pasë me çka me justifikua heroizmin tuej e luftën e drejt të këtij populli kundër nji agresori, nji barbari që deshti t’na shfaroste.

Shikoni filmat për luftën e Vietnamit!!!

M’rrove t’rrova e brisku i berberit. Tani rrinë artistët e rrini ju n’vetmi e agresori xhiron filma. Serbinë e ban viktimë e juve dhunues, vrasës, okupues e xhelat! Vjedhin edhe ata n’trasetë e rrugëve, por artin e filmit e përdorin për armën e ftoftë e argumentin e nxeht, sepse filmi shikohet ma shumë se fjalimet tueja shterpe!

Ju s’deshtët ti shihni artistët mbi vetën tuej, sepse thatë vipa jemi ne e filma bajmë vet. Ju erdhi mërzi t’i shihni aktorët n’rolet e herojve: Ademit, Fehmiut, Shkelzenit, Hamzëz e Kapuçit.

U tallet kur Halil Budakova i kërkoi njimilion euro për Epopenën e UCK-së e tri ditët e Jasharajve që t’mbesin përgjithmonë n’film!

Kujtuet se filmi asht përrallë që pasunohen artistët e s’deshtët t’iu bajnë konkurencë. Por harruet se vetëm shkrimi e fotografia mbesin dokument me t’cilin e mbi t’cilin thirremi në nji kohë tjetër!

S’deshtët me pa Çunin n’rolin e Shabanit, Enverin n’rolin e Mlladiqit, Ismetin n’rolin e Luanit. S’deshtet me pa betejën e Llapushnikut, t’Loxhës, t’Koshares. Katrahurën e familjës Jashari. As Qirezin as Likoshanin as Mejen as Reçakun. As Mujë Kapuçin n’Pashtrik me sa e sa trima. As Ramushin tue bajtë Luanin n’shpinë si Sizifi gurin, përmes plumbave t’pushkës. Beteja këto, ma shumë se Vaterllo do t’ishin e Haga do ta shifte se kush ishte agresori e cili viktima. Dhe cili ishte roli i Natos n’Kosovë. Kush erdhi n’oborrin e shtëpisë me ta dhunua gruen, motrën, vajzën e kush e mbrojti pragun!

S’deshtët me na pa mbi vetën, se trase rruge s’ishim ne artistët që t’iu mbetët ai pesë centinshi i asfaltit n’xhepa e mbetëm pa fotografitë e “Marubit” t’kohës sonë!

Tani artistët vdesin me pensionin mjeran e juve ju akuzojnë për dhunues, vrasës e agresor n’dheun tuj. Serbia ban filma e s’kursen euro për artistë, sepse përmes artit mundohet

t’justifikohet se ishte viktime!

Tani ma mirë do t’ishte për juve që me ato milionat qe po mbroheni, ti kishit ba filmat e betejave t’përgjakshme e t’a shihte edhe Lajçak edhe Borel, edhe Gjykata e Hagës se kush ishit ju e kush ishte Serbia. A shkuet Ju ne Krushevc apo erdhën Ata n’Drenicë. N’gropa t’Batajnicës e

n’liqenin e Krushevcit u gjuejtën shqiptarët, apo ne hapem varre masive për ta.

Fola kot, se tani vonë për filma. Ju gjykoheni ku s’duhet e ne krymbemi n’karantinë. Serbia qeshet. Kjo po m’vret!

Paret i deshtet për vete jo për heroizmat tuej e betejat lavdiplote!

S’iu duhen artistët, e di se fola kot!

NGJARJE TË TJERA

spot_img