spot_img

28 shtete i kërkojnë Izraelit armëpushim të menjëhershëm

spot_img

Pas masakrave të vazhdueshme ndaj civilëve të uritur, ministrat e jashtëm të 28 vendeve, nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku i bëjnë thirrje Izraelit për një përfundim të menjëhershëm të luftës në Gaza.

Ata e deklaruan veten të gatshëm të ndërmarrin veprime të mëtejshme për të mbështetur një armëpushim të menjëhershëm dhe një rrugë politike drejt sigurisë dhe paqes në rajon. Ata nuk specifikuan llojin e veprimeve ose masave, por konfirmuan një rritje të qartë të toneve të tyre ndaj Netanyahut.

Dokumenti rrjedh nga një iniciativë britanike. Ministri i Jashtëm David Lammy deklaroi se “Izraeli duhet të shpjegojë justifikimin ushtarak për të qëlluar fëmijët e uritur”.

Marrëveshja u nënshkrua nga 20 vende të Bashkimit Evropian (Italia, Austria, Belgjika, Qiproja, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Irlanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Spanja dhe Suedia) dhe tetë vende jo-anëtare të BE-së (Australia, Kanadaja, Islanda, Norvegjia, Zelanda e Re, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Japonia).

Marrëveshja përfshin gjithashtu Komisioneren Evropiane për Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib, e cila ka patur në qendër të vëmendjes dhe punës së saj shpërndarjen e ndihmave.

Fondacioni Humanitar i Gazës, një fondacion i dyshimtë i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli dhe i mbrojtur nga mercenarë, tani është përgjegjës për shpërndarjen e ndihmave. Që kur filloi të funksionojë, ka pasur disa masakra midis njerëzve që presin në radhë për ushqim.

28 vendet anëtare kanë bërë thirrje që “të hiqen kufizimet dhe që OKB-ja dhe OJQ-të e tjera të rifillojnë punën e tyre në mënyrë të sigurt dhe efektive”. Ata gjithashtu e quajnë idenë e një “qyteti humanitar” “të papranueshme”: “Zhvendosja e përhershme e detyruar është një shkelje e së drejtës ndërkombëtare”.

Duke kundërshtuar edhe impulset e tjera ekspansioniste të Izraelit: “Ne kundërshtojmë fuqimisht çdo iniciativë që synon ndryshimin e territorit ose demografisë në Territoret e Pushtuara, ku ndërtimi i vendbanimeve po përshpejtohet dhe dhuna e kolonëve po rritet. Kjo duhet të ndalet.”

Gjithashtu dje, Papa Leoni i XIV bëri thirrje për “respektimin e ligjit humanitar, detyrimin për të mbrojtur civilët dhe vendet e shenjta, si dhe ndalimin e përdorimit pa dallim të forcës dhe transferimit me forcë të popullatave”, pasi foli në telefon me Presidentin e Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmoud Abbas. Izraeli reagoi me zemërim ndaj shteteve firmosëse dhe tha se “Ato janë të shkëputura nga realiteti dhe po i dërgojnë mesazhin e gabuar Hamasit, i cili është përgjegjës vetëm për vazhdimin e luftës dhe vuajtjet nga të dyja palët. Në një moment kaq delikat në negociata, deklaratat e këtij lloji duhet të shmangen”, thuhej në një deklaratë nga Ministria e Jashtme.

Shtëpia e Bardhë përsëriti se “Donald Trump dëshiron që vrasjet të marrin fund, të negociohet një armëpushim dhe të lirohen të gjithë pengjet nga Gaza”. Presidenti amerikan, megjithatë, u “kap në befasi nga bombardimet në Siri dhe gjithashtu nga bombardimi i një kishe katolike në Gaza”

NGJARJE TË TJERA

spot_img