spot_img

4 sulmuesët nga Kosova që po bëjnë namin këtë sezon/ 2 prej tyre kanë kanë zgjedhur Dardanët, tjetri po pret shansin e madh, ndërsa më i talentuari nga të gjithë…

spot_img

Shumë shqiptarë të Kosovës po shkëlqejnë këtë sezon sidomos ata që luajnë sulmues.

Mirlind Daku (22 vjeç) – 14 ndeshje, 20 gola me Ballkanin në Superligën e Kosovës. Muajin e kaluar debutoi edhe zyrtarisht me Përfaqësuesen e Kosovës. Në janar ose në merkaton e verës, largimi i tij nga Ballkani duket i sigurt dhe është gati për të bërë hapin e madh në karrierë. Kartonin e tij e zotërojnë kroatët e Osijek.

Arb Manaj (22 vjeç) – 5 ndeshje, 4 gola. Ish-sulmuesi i Trepçës po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Ligën e Parë në Turqi, ndërsa sezonin e ri nëse nuk arrin me ekipin e tij biletën për kategorinë kryesore, e sigurt që do ta transferojë ndonjë nga ekipet e Superligës turke. Manaj është pjesë e rëndësishme e të ardhmes së Dardanëve.

Astrit Selmani (23 vjeç) – 27 ndeshje, 17 gola me Varbergs në elitën e kampionatit suedez. Sezonin e ri me 99% do ta shohim te gjigantët e Malmos, zyrtarizimi është punë ditës. Selmani deri tani nuk është ftuar nga FSHF-ja dhe FFK-ja, por thuhet se kanë nisur tratativat mes drejtuesve të FFK-së dhe në ndeshjet e ardhshme në muajin mars, ai mund të jetë pjesë e Kosovës.

Mërgim Berisha (22 vjeçar) – 11 ndeshje, 8 gola me Salzburgun. Ky djalosh mund të quhet një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni dhe sigurisht që në janar ose në verë largimi nga Austria drejt një kampionati të madh është i sigurt. Berisha ka qenë i grumbulluar me Gjermaninë U21, madje ka shënuar edhe gol. Dëshira e tij e bëre publike është të përfaqësojë vetëm Gjermaninë, as Shqipërinë dhe as Kosovën.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img