Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se situate është alarmante dhe nëse nuk zbatohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, janë të detyruar që të kthejnë masat rigoroze për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Është bërë një punë kolosale për të sjellë situatën në kontroll. Janë marrë masa ekstreme të izolimit që na kanë kushtuar si shoqëri, janë liruar masat që kanë prodhuar këtë rezultat që kemi sot.”, ka thënë ai.
Drejtori I IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se rastet e fundit janë nga pakujdesia e individëve që nuk iu janë përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-së dhe MSH-së.
Ai në një konferencë për medie së bashku me kryeministrin Hoti, bënë apel që t’u përmbahen rekomandimeve dhe njoftoi se kanë përfunduar një manual se si duhet të sillemi.
Ky manual do të vazhdohet me punësimin e një grupi prej 200 profesionistëve shëndetësor të cilët do të mbikëqyrin çdo institucion.