spot_img

6 vjeçari rrëzohet te shinat, momenti kur 30 vjeçari vrapon ta shpëtojë para ardhjes së trenit

spot_img

Ky është momenti kur një fëmijë i mitur shkëputet nga duart e nënës së tij dhe bie nga platforma tek shinat. Pak sekonda larg fëmijës një tren po vinte me shpejtësi në stacion dhe nuk do të ndalonte aty.

Nëna e të miturit, vetëm 6 vjeç, ishte e verbër, raportojnë mediat në Indi. Ajo ulet përtokë dhe tenton të ndihmojë të birin, por nuk mundet. Bërtet dhe është e përshkruar nga një ndjenjë shoku, teksa dëgjon zhurmën e trenit të vijë afër e më afër.

Fatmirësisht aty ndodhej një punëtor i hekurudhës, i quajtur Mayur Shelkhe, i cili sprinton drejt fëmijës dhe arrin ta nxjerrë nga shinat atë dhe veten, vetëm një instant para se treni të kalojë aty.

Video e këtij gjesti heroik u postua nga vetë Ministria e Hekurudhave në Indi, që e cilësoi gjestin e këtij punëtori.

“Një samaritan i mirë. Ne përshëndesim gjestin ekzeplar e kurajoz të këtij punëtori në krye të detyrës”-shkruhej në mesazhin e Ministrisë. Qeveria vendosi t’i japë një shpërblim këtij të riu që i shpëtoi jetën 6 vjeçarit, ndërsa video që kapi aktin e tij heroik u bë virale kudo në botë.

Mayur Shelke tha për median, se ai shkoi në shtëpi atë ditë, pa i treguar askujt për aktin e tij heroik më datë 17 prill të këtij viti. Por dy ditë më pas, video u bë virale në të gjithë Indinë e më pas globin. Për median Indiane, 30 vjeçari tregoi se kur pa dhe dëgjoi të bërtiturat, diçka e shtyu të vraponte drejt shpëtimit të fëmijët. Kjo sepse dhe ai është baba…

“Djali im është drita e syve të mi, njëlloj duhet të jetë dhe ai fëmijë që ndodhej në shina për prindërit e tij. Thjesht ndjeva se duhet të ndihmoja, pa e menduar dy herë”-i tha i riu medias Timesnownews.com.

NGJARJE TË TJERA

spot_img