Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të shënimit të 7-vjetorit të anëtarësimit në UEFA, nesër (më 3 maj), në orën 11:00, në Kampin Nacional në Hajvali, do të organizojë eventin “7 për 7”.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë 7 ekipe të grupmoshës 7-vjeçare, të dy konkurrencave, nga shtatë Lidhjet Rajonale të Futbollit, të cilat do të luajnë në formë turneu.
Do të zhvillohen 7 ndeshje, derisa në fund do të ndahen edhe dhurata për pjesëmarrësit si dhe një koktej rasti.