Rreth 700 tifozë të Zvicrës pritet të jenë të shtunën mbrëma në “Fadil Vokrri”.
Kështu ka shkruar të premten sajti zyrtar i Federatës së Futbollit të Zvicrës.
“Të dy përfaqësueset presin atmosferë pasiononte por paqësore në ‘Fadil Vokrri’”, ka shkruar federata zvicerane.
Zviceranët kanë shkruar se ndeshja do të jetë delikate për shkak të lidhjes që kanë lojtarët me vendet e përfaqësueseve rivale.
Për Zvicrën do të jetë ndeshja e 848-të.