Rapid Bukureshti e ka prezantuar Ermal Krasniqin.
“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Rapidit, që ka tifoz të jashtëzakonshëm. Më pëlqeu shumë atmosfera dhe dua që së bashku të luftojmë për titull”, ka thënë Krasniqi për faqen e klubit.
Ai me Rapidin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Sulmuesi 25-vjeçar i bashkohet dy sulmuesve tjetër të Rapidit, Albion Rrahmanit dhe Florent Hasanit.