Alpinizmi dhe bjeshkataria po bëhen gjithnjë e më të dashur për të gjitha moshat e pa dallim gjinie në shtetin e Kosovës,.
Sidomos në ditët e vikendit një numër i madh i të rinjve, të rejave, moshave mesatare e të shtyra, marrin rrugën për në bjeshkatari e disa prej tyre duke sfiduar veten në malet dhe alpet shqiptare.
Ndër to është edhe Brikena Gashi që është e mishëruar në sportin e bjeshkatarisë dhe sfidon veten edhe në lartësi duke u ngjitur pa ndonjë problem.
Brikena ka shkelur vendet të ndryshme të alpeve shqiptare, por ajo që bie në sy ngjitja në alpet e Rugovës duke bërë edhe shqiponjën dykrenare.
Brikena nuk i frikësohet lartësive dhe sfidave më rrezikshmëri të lartë.
Brikena në mes
Jo me kaq, Brikena ka synime që të pushtojë edhe lartësi më të mëdha, për të shijuar adrenalinën e këtij sporti që njihet edhe si ekstrem për faktin se jo rrallë herë përballen ehe me të papritura gjatë rrugëtimit apo me ndonjë rrezikshmëri.