Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë se në rrugën ‘’Ramadan Rexhepi’’ në Ferizaj një person është vërejtur se posedon armë zjarri.
Në njoftim thuhet se policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin B. B (M/K), i moshës 76 vjeçar, tek i cili kanë gjetur arma e zjarrit ( pistoletë) me tre fishekë.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar dhe rasti është iniciuar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit me fishekë”, thuhet në njoftim.