spot_img

8 viktima nga koronavirusi: Në këtë qytet të Kosovës nuk ndalen dasmat

spot_img

Edhe përkundër masave të vendosura si parandalim ndaj përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë Covid-19, dhe gjendjes alarmante me shtim të rasteve si dhe të viktimave, ku vetëm brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 8 viktima, dasmat në Kosovë kanë filluar të mbahen edhe në mënyrë ilegale, shkruan Gazeta Metro.

Një aheng i tillë po zhvillohet në këto momente në një nga restaurantet më të famshme në Prizren ‘Luxory Palace’, ku të pranishëm janë rreth 250 persona.

Burimet e Gazetës Metro kanë treguar edhe me anë të pamjeve, se masat preventive ndaj Covid-19 edhe në këtë vend ku po zhvillohet muzik ‘Live’ me këngëtarin e njohur, Afrim Muçiçi, nuk janë duke u respektuar aspak.

Fjala është për B. Kokollari, person i njohur për redaksinë, i cili edhe para 1 ditë kishte organizuar aheng dasme në hapsirë të hapur me tenda, por që sonte ka zgjedhur hapësirën e mbuluar për banket.

Më 1 korrik, Qeveria e Republikës ka marrë vendime të reja për masat ndaj covid-19. Kjo pas rritjes së numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit.

Në mbledhjen e së mërkurës është kërkuar që mosrespektimi i masave të ndëshkohet. Ministri Zemaj po ashtu ka njoftuar se do të ndalohen tubime, duke mos u përmendur fare çështja e dasmave mirëpo është potencuar se ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona.

Ndërkaq, në javët e kaluar ka pasur edhe protesta, e madje është kërkuar që dasmat të lejohen nga 1 korriku.

Disa nga rekomandimet tjera që kanë dalë nga mbledhja e Qeverisë janë si më poshtë:

Inspektoriatet sanitare dhe komunale të marrin masa në rast të mos rekomandimeve të IKSHPK-së

Bartja e maskave të jetë obligative

Punonjësit dhe palët të mbajnë maska

Kontroll rigoroz të bartjes së masave në hyrje të secilit institucion

Ndalim i vizitave të familjarëve te personat

Veprimtaritë tregtare dhe gastronomia janë të obliguar të bartin maska

Ceremonitë mortore të bëhen vetëm me rrethin e ngushtë familjare

Komunat të aktivizojnë shtabet lokale

Zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpinë e pleqve.

Duhet theksuar se gjendja në Kosovë është bërë alarmante për shkak të pandemisë, ku vetëm brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 178 raste të reja ndërsa kanë vdekur 8 persona.

Numri total i rasteve pozitive 3.356 raste nga 24.921 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 66 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, ka njoftuar sot IKSHPK./gazetametro.net

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img