spot_img

Shorti i Conference League, Malisheva mund të përballet me Partizanin, Vllazninë, apo Shkëndijën

spot_img

Partizani, Vllaznia dhe Partizani janë tri skuadrat nga Shqipëria që të nisin aventurën e tyre evropiane nga turi i parë i Conference League. Tri skuadrat e Superiores janë përfshirë në vazon e favoriteve në raundin e parë dhe kanë mundësi të mira për të pasur një verë të gjatë edicionin e ri.

Si nënkampionët e Partizanit, ashtu dhe Vllaznia e Tirana kanë bërë mirë në vitet e fundit në Evropë, duke u pozicionuar në vazon e parë, aty ku ndodhet dhe Shkëndija e Tetovës. Kuqezinjtë kanë koeficinetin më të lartë nga skuadrat shqiptare në këtë kompeticion.

Në vazon e dytë të Conference League ndodhet ekipi i Malishevës. Skuadra nga Kosova merr pjesë për herë të parë në arenën ndërkombëtare dhe do të ketë në letër një short të vështirë, teksa rrezikon dhe përballjen me Partizanin, Vllazninë, Tiranën apo Shkëndijën.

Falë ecurisë së mirë që ka pasur Ballkani në Evropë në vitet e fundit, por dhe paraqitjet dinjitoze të skuadrave të tjera, Kosova dërgon një skuadër direkt në turin e dytë të Conference League. Kjo biletë i takon Dritës së Gjilanit. Ndërkohë, ekipi i Llapit e nis aventurën e tij në turin e parë të Europa League.

Kosova ka fituar shumë pikë në dy sezonet e fundit, çka është reflektuar dhe nga fakti se i ka marrë një biletë evropiane Maqedonisë së Veriut, si dhe ka fituar avantazhin e skuadrës së vendit të dytë në Conerence League, që deri një edicion më parë i takonte Shqipërisë.

Më posht e gjeni të gjithë kundërshtarët e mundshëm të raundit të parë për FC Malisheva:

NGJARJE TË TJERA

spot_img