spot_img

Ballkani e Drita besojnë me rikthim të rezultateve të kalojnë në play-off të Conference League

spot_img

Kampioni kosovar, Ballkani dhe skuadra e Dritës do t’i zhvillojnë sonte ndeshjet e kthimit të rrethit të tretë kualifikues të Conference League.

Si njëra ashtu edhe tjerat u mposhtën në duelet e para përkatëse me rezultat identik, 0:1 dhe sonte do ta kenë mision fitoren dhe kalimin në fazën e “play-offit” në këtë garë.

Suharekasit në ora 21:00 do të kërkojnë suksesin e radhës.

Suharekasit u befasuan në shtëpi javën e kaluar nga Larne, nga e cila humbën 0:1.

Andaj, ata i pret një punë jo fort e lehtë në Irlandën e Veriut sonte me objektiv përmbysen e rezultatit.

Ballkani kishte shkuar në fazën e grupeve në dy sezonet e fundit dhe pritshmëritë për ekipin Portokalli në Kosovë janë rritur dukshëm pas këtyre arritjeve.

Mirëpo, këtë radhë paraqitjet e skuadrës së Ilir Dajës në Evropë ishin paksa më të zbehta.

Megjithatë, kjo skuadër është e paparashikueshme dhe në futboll gjithçka është e mundshme.

Ndeshja mes Larne dhe Ballkani do të nisë në orën 21:00.

Ndërjaq, prej orës 20:00 në fushën do të zbresin gjilanasit, të cilët do ta presin ekipin FC Auda, shkruan “Gazeta Express”.

Skuadra letoneze e fitoi lojën e parë në shtëpi, ndërsa sonte Bardhekaltrit, të prirë nga tifozët e tyre “Intelektualët”, të cilët e kanë paralajmëruar pjesëmarrjen masive në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do ta kërkojnë fitoren më të madhe ndonjëherë.

Në rast të fitores me dy gola epërsi, Drita do ta prekte fazën e play-offit për herë të parë në histori të saj.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 20:00.

NGJARJE TË TJERA

spot_img