Pas largimit të Artim Pollozhanit skuadra e Ballkanit menjëherë ka gjetur zëvendësin e tij. Fjala është për trajnerin Oges Shehu që sot është zyrtarizuar në bankinën e kampionit aktual të Kosovës.
Ballkani nuk po kalon momente të mira, madje mesjavën që e lamë pas u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës, që detyrojë drejtuesit e klubit të ndërhyjnë në bankinë duke e zëvendësuar trajnerin.
Postimi i plotë i FC Ballkanit:
Mirësevjen Orges Shehi! 🧡
Me kënaqësi ju njoftojmë emërimin e trajnerit të ri të skuadrës, Orges Shehi.
Shehi, një emër i njohur në futbollin shqiptar, sjell me vete përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të çuar përpara sukseset e klubit tonë.
FC Ballkani, kampion i Kosovës për tre vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës.
Zyrtare: Trajneri nga Shqipëria, Orges Shehi prezantohet nga kampioni🇽🇰⚽️, FC Ballkani!
Shehi ka përvojë me skuadrat si Skënderbeu, Kukësi, Tirana dhe së fundi Partizani.
Ai nuk është një trajner praktikant por te Ballkani vjen me një titull dhe dy superkupa!
Shehi numëron 111 fitore në 204 ndeshje si trajner, teksa ka fituar mesatare prej 1.8 pikëve për ndeshje në karrierë!
Ai firmosi kontratën me prezencën e Presidentit Arsim Kabashi, i cili me investimet e bëra kërkon përsëritjen e sukseseve të viteve të fundit!
I mirëpresim Orges Shehin dhe stafin e tij në familjen tonë të madhe të FC Ballkanit dhe i urojmë suksese të shumta në këtë kapitull të ri!
Forca Ballkani! 🟠⚫
#FCBallkani