Skuadra e Ballkanit sot e zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj Shamrock Rovers, në kuadër të UEFA Conference League.
Kjo ndeshje do të transmetohet “live” në RTK1.
Televizioni i Kosovës ka siguruar të drejtat për ta shfaqur “live” këtë ndeshje të rëndësishme të ekipit nga Suhareka.
Skuadra e Ballkanit ndeshjen e parë e fitoi me rezultatin minimal 1:0, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Takimi nis në ora 21.00.