Përfaqësuesi i Lartë për Politika të Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimi Evropian, spanjolli Josep Borrell ka deklaruar se takimi mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vucic nuk ishte i lehtë dhe ka pasur mospajtime.
Borrell po thotë se takimi i 16 korrikut në Bruksel në mes të Hotit dhe Vucicit nuk ishte i lehtë dhe ka pasur tensione për shkak të temave emocionale që janë folur mes palëve.
Spanjolli i cili ishte kundërshtar i pavarësisë thotë se ka pasur mospajtime mes Hotit e Vucicit, megjithatë thotë se është i impresionuar nga fakti se të dy palët kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar dialogun.
“Ne kemi shpenzuar të gjithë pasditen dhe orët e para të mbrëmjes në diskutime intensive me të dy partnerët. Këto nuk kanë qenë diskutime të lehta. Temat si personat e humbur dhe të zhvendosur janë tejet çështje emocionale dhe janë pjesë thelbësore e pajtimit”, thotë Borrell në një shkrim të tij dedikuar takimit mes palës kosovare dhe asaj serbe.
Borrell thotë se temë e takimit ishte zhvillimi ekonomik mes dy vendeve, temë kjo sipas tij shumë me rëndësi ku njerëzit duhet të bashkëpunojnë mes vete dhe të lëvizin lirshëm.
Kujtojmë se takimi mes Hotit e Vucicit do të jetë në shtator në Bruksel