spot_img

Ky është 39-vjeçari që tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë në Tiranë, është taksist

spot_img

Detaje të reja bëhen me dije nga ngjarja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në kryeqytet dhe që fatmirësisht përfundoi pa lëndime.

Mësohet se 39-vjeçari Uljan Kolgjegja është taksist, dhe para dy ditësh policia rrugore e kishte gjetur në shkelje dhe për këtë arsye i kishin hequr patentën. Ai tentoi të vetëdigjej sot përpara kryeministrisë në kushte shumë të rënduara psikologjike.

Të parët që pikasën 39-vjeçarin i cili donte të vetëflijohej ishin gardistët e kryeministrisë, raporton gazetarja Dorjana Bezat. Më pas ata lajmëruan patrullën dhe forcat Shqiponja ndërhynë menjëherë për ta neutralizuar, duke i shpëtuar kështu jetën. Ai është shoqëruar në komisariatin nr.1 ku dhe është marrë në pyetje.

Atje ka deklaruar se dy ditë më parë i kanë hequr patentën, dhe se është përpjekur ta rimarë, por nuk ka mundur. Kësisoj, në pamundësi të zhvillimit të aktivitetit të tij si taksist, duke qenë se nuk lëviste dot pa patentë, 39-vjeçari ka kaluar në depresion madje ka deklaruar “nuk mund të jetoj më kështu”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img