Këngëtarja serbe, Jelena Karleusa (41-vjeçare), e cila kulmin e karrierës së saj e ka pasur në vitet e 90-ta është munduar t’i kundërvihet yllit më të madh të momentit në botë, këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.
Kjo pasi, Dua e cila ndiqet nga gati 50-milionë ndjekës në “Instagram” dhe ka me miliarda fansa në mbarë botën, ka publikuar në “InstaStory” dy imazhe të faqes “Balkanism”, njëra ku shkruan “Pse Kosova nuk është & kurrë nuk do të jetë Serbi“, dhe një tjetër ku i është drejtuar gjigantit teknologjik amerikan “Apple”, për hartën në të cilën e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.
Karleusa e cila ndiqet nga vetëm 2-milionë njerëz, e ka gjetur momentin që t’i kundërvihet yllit shqiptar, duke u munduar të kapet për pretendimet e ngritura nga prokurorët e Dhomës së Specializuar në Hagë, ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Ajo nuk ka hezituar t’i quajë shqiptarët ekstremistë, ndonëse vet vjen nga një popull që ka kryer masakra, gjenocid, dhunime, e vrasje të civilëve të pafajshëm.
“E dashur, Dua Lipa, ne këtu në Serbi të duam ty. Ekstremizmi në çfarëdo mënyre nuk është përgjigje (ti e di që lideri i Kosovës është në Hagë, përballë aktakuzave për krime lufte etj. Mund të gjesh njerëz të ligë në të dy anët). Të lutem shfrytëzoj platformat sociale për të shpërndarë dashuri, paqe dhe muzikë (dhe kthehu në Kosovë për të qenë me popullin tënd). Duke shpërndarë dashuri tek të gjithë njerëzit e mirë kudo në botë,” ka qenë përshkrimi në gjuhën angleze që ajo i ka dhënë imazhit ku shihet “screenshot” storja e Dua Lipës.
Këngëtarja serbe e cila jo rrallëherë është pjesë e skandaleve në shtetin e vet, e që po kërkon nga ylli botërorë, Dua Lipa që “të shpërndajë dashuri në rrjetet e saj sociale”, nuk e ka marrë fare parasyshë shkrimin e vet ku i drejtohet shqiptarëve si ekstremist.
Pse? Sepse ajo po e konsideron esktremist një shkrim ku flitet me fakte të cituara nga autorët më të mëdhenjë nga kjo fushë, pse Kosova nuk është Serbi.
Në fakt, Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht nga 116 shtete të botës, ndërsa edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur se “Deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare“./Objektiv/