spot_img

Kur ta përzëmë nënën, na vije njerka!

spot_img

Shkruan: Atdhe Gjoci

Rrugës për në shtëpi ju qëllon të ndodheni përballë me një qen të madh, që është duke lehur me dhëmbët e nxjerra jashtë. Menjëherë ndjeni shqetësim në stomak, filloni të merrni frymë më të shpejtë dhe rrahjet e zemrës ju shpejtohen. Pothuajse, ndjeni gjakun që është duke lëvizur prej organeve tuaja të brendshme drejt muskujve që ju përgatit, për atë që quhet reagimi “rezistencë ose ikje”. Filloni të ndjeheni me energjik ngaqë ju çlirohet sheqer në gjak. Pastaj, kur shihni që i zoti e largon qenin, psherëtini të lehtësuar. Kur uleni për të pushuar, frymëmarrja fillon të ngadalësohet dhe rrahjet e zemrës pakësohen. Pasi ndjeni se jeni ç’lodhur, çoheni dhe vazhdoni rrugën për në shtëpi, duke menduar se çfarë do të hani për darkë.

Në qoftë se kemi të bëjmë me moralin njerëzor pas psherëtimës duhet të dorëhiqeshe, edhe pse turpin e ke ngrëne me ushqimin e mëngjesit pa e pritur darkën. Ai që sakrifikon ndërgjegjen nga ambicia, djeg një pikturë për të marrë hirin.

Kanë thënë moti se Nastradini paska thënë “Më trimëri është me thanë ja vendi ku iku Nastradini se ja vendi ku vdiq Nasradini”, ndaj po them mos rrezisto po ik se të dobëtit edhe ikja si zihet dobësi po as trimëri si njihet. Ik pa e pritur darkën se e shndërrove vendin në kapellë. Nuk ta zëmë për ligësi po ik, por mos ik i vetëm, mere edhe shefin me vete. Mbase psherëtima pasi çlirohesh do të shpëtojë edhe nga COVODI sepse e nxjerr jashtë bakterin, qeni nuk të hëngër njëherë dole I fituar. Ik mos prit qen tjetër. E folura ministër nuk gatuan darken, mos ki frikë të rritesh ngadalë, ki frike kur s’po rritesh fare. Ai qe pyet behet budalla për pesë minuta, ai që s’pyet mbetet budalla për tërë jetën. Nëse nuk po e sheh veten dhe gjendjen me te infektuar dhe të vdekur, dil nga zyra kuqe ministër një orë të paktën, dil e pyet. Pyet jo vetëm për gjendjen ministër koti por, pyet edhe se ç’flasin për ty ministër mortor. Me pesë të infektuar e more detyrën, tani i thyen rekordet evropiane.

Mos dezerto, por ik.

Nëse do të njohësh udhën para teje, pyet ata që po kthehen, thonë kinezët. Ministër, pa inate politike ka qen dashur të pyetesh për udhën, atë që ishte para teje në këtë udhë të vështirë e që i përballoi me sukses. Apo të shkon përshtati urtësia “Me thuaj dhe to ta harroj. Me trego dhe mbase e mbaj mend, më përfshij dhe e kuptoj”. Nga mëria dhe injoranca e inatet personale të shtynë që mos të pyetësh, mos ta mbash mend etj. Është dashur më të tregue në të kuptosh. Jo ta provosh me naivitetin që ke, populli po sëmuret e po vdes.

Ka shumë rrugë të ndryshme deri në majën e malit, por pamja nga atje lartë është e njëjtë. Rëndësi ka si ta zgjedhësh rrugën e duhur të hipësh në maje te malit. Apo s’je ti ministër që i do lartësitë. Ministër, lehtë është të sundosh mbretërinë, vështirë është të sundosh familjen. Merru me masat për mbrojtje, shpëtojeni popullin, mos prit të vijnë secili tek dera e te kërkojë ndihmë. Bëhu më i ndershëm, kuptoje rolin tënd, është përgjegjësi, nderë e besa edhe guxim të drejtosh atë post që ke, apo e doni sa për t’u sistemuar kështu e shihni rrolin tuaj. Ndoshta edhe profesioni i juaj nuk të jep horizont për gjendjen. Nuk je i vetëm ministër, të tërë jeni kështu. Me gjithë respektin për ta, por veç nallban e kovaç kanë mbet pa u fut aty. Ministër, të mos të vijë keq nëse nuk të njohin njerëzit, por përkundrazi që nuk i njeh ti ata. Dil nga selia kuqe, dil shikoje gjendjen se më të tregu nga dëshira për ngrënien e darkës, po i harron rrëfimet.

Ministër, plaga qe shkaktohet nga babai, vëllai e fqiu as njëherë nuk harrohet. Mos i shiko si të huaj njerëzit e këtij vendi. Mjerisht këta ju dhanë një mundësi e klani katërnjakesh ju ngriti aty ku po zhvatni sot. E di ministër, se ai që të ka mësuar një ditë do mbetet gjithmonë babai yt. Ministër, të ka mësuar keq Ati yt Mustafa. Apo ja mësove metodën se si e do ai të ja luash servilin dhe ju imponove. Apo ja kopjove metodën e vjetër të tij kur ai ia luante Beogradit. Përderisa në Beograd festohej “Serbia unike” dhe “Dita e ribashkimit” të saj, rrugët e Kosovës ishin përgjakur nga njësitë special të Serbisë. Nga 23 deri me 28 mars 1989 u vranë 22 shqiptarë dhe u plagosën rëndë rreth 300 të tjerë (N. Gjeloshi, fq. 107). Diferencimi ideoplolitik dhe avancimi i Isa Mustafës s’kishte të ndalur kur shqiptarët vriteshin, ky avancohej nga pushteti pushtues, dhe lobonte për ‘Serbinë unike’.

Asnjëherë nuk të nevojitet më shumë mençuri, sesa atëherë kur ke punë me mendjelehtin. Këtë s’do ta harrojë populli, do marrësh ndëshkimin në ditën kur do kërkosh votën ti me të tjerët profiter. Ministër, mos u kacafyt me derrin se, edhe po fitove, pis do bëhesh. KJO E GËZON DERRIN.

NGJARJE TË TJERA

spot_img