Ka vdekur edhe një person nga koronavirusi në Kosovë. Viktima me profesion ishte arkitekt, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi u bë i ditur nga një njoftim i Shoqatës së Arkitektëve të Kosovës, ku thanë se ka vdekur arkitekti i njohur kosovar, Bekim Dauti nga koronavirusi në moshën 53 vjeçare.
Ata i kanë shprehur ngushëllim familjes Dauti nga Shtimja dhe kanë thënë se vdekja e Bekimit është një lajm i hidhur për arkitekturën në Kosovë.
“Lajm i hidhur për Arkitekturën në Kosovë. Edhe një jetë e mori Virusi Corona. Kolegu ynë tashmë i ndjerë z.Bekim Dauti (1967-2020) na la për të shkuar në përjetësi pas betejës së humbur me Covid-19. Ngushëllime të gjithë Arkitektëve dhe familjes Dauti nga Shtimja! U prehtë në paqe kolegu dhe miku ynë!”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës