Tifozët e Liverpoolit për të dytën herë shkelin rregullat e distancimit social, duke festuar titullin kampion në rrugët e qytetit.
Suksesi ndaj Chelseat i cili u pasua me dorëzimin e trofeut për The Reds në një Anfield Road të boshatisur, u shoqërua me festën e një prej tifozerive më të zjarrta në botë jashtë impiantit.
Madje, për tifozët gjatë javës ka pasur edhe një paralajmërim nga policia për të evituar diçka të tillë.
Mirëpo, një nga tifozeritë më të shquara në Europë nuk mund të qëndronte pasive teksa ekipi i tyre brenda stadiumit i gëzohej trofeut.
Ndaj, ata u mblodhën jashtë stadiumit dhe nisën festën e tyre me kore e flakadanë duke injoruar COVID-19, transmeton SS.
Një festë e madhe, e cila përsëritet për herë të dytë duke qenë se edhe disa javë më parë kur Liverpooli fitoi matematikisht titullin, tifozeria ishte sërish në rrugë duke u grumbulluar në këtë moment të vështirë.