Pamjet e mësipërme tregojnë momentin kur dy vëllezër hidhen nga dritarja e apartamentit të tyre për t’i shpërtuar flakëve dhe fatmirësisht poshtë i presin banorët e tjerë me duar.
Dy djemtë, tre dhe dhjetë vjeç, u bllokuan brenda apartamentit të tyre kur shpërthyen flakët e mëdha dhe mbetën pa rrugëdalje tjetër përveç se të hidheshin nga dritarja, nga një lartësi prej 10 metrash, shrkuan newsbomb.al.
Në video shihet momenti kur 10 vjeçari hedh nga dritarja për në duart e banorëve vëllain më të vogël, ndërsa pak sekonda më pas hidhet dhe vetë. Ngjarja është regjistruar në jugëlindje të Francës.
Fatmirësisht dy vëllezërit nuk kanë pësuar asnjë lëndim nga hedhja, por kanë vetëm shenja nga thithja e tymit.