spot_img

Mbi 800 qifte u ndanë vjet, këto janë moshat që nuk po i bëjnë ballë martesës

spot_img

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë 2019”. Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2019 nga Gjykatat Themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 815 fleta statistikore për shkurorëzime.

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2019, janë raportuar të shkurorëzuar 815 çifte-bashkëshorte.

Prej tyre, meshkuj të përkatësisë Shqiptar ishin 97.8% , Serb 0.2%, Turk 0.1% , Boshnjak 0.6% , Rom, Ashkali dhe Egjiptian 0.0% dhe të tjerë me 1.2 %.

Femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: Shqiptare 78.8% , Serbe 0.2% , Turke 0.2% , Boshnjake 0.9% ,Rome , Ashkalike dhe Egjiptiane 0.0% dhe të tjerë me 19.9%.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i parë me 13.1%, viti i dytë me 12.9% dhe më pak se një vit 9.9 % e të shkurorëzuarve etj.

Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeç me 178 shkurorëzime apo 21.8 %, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 192 apo 23.6%.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, numri i femrave të kësaj kategorie është 304 apo 37.3%, kurse e meshkujve 338 apo 41.5 %.

Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 74.5%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 9.6 % dhe po ashtu me një fëmijë me 9.3 % etj./Lajmi.net/

NGJARJE TË TJERA

spot_img