Ministrja Lucia Azzolina nënshkroi dekretin për krijimin e fillimit të mësimeve për vitin shkollor 2020/2021 nga 14 shtatori 2020.
Data e parashikuar nga dekreti është e vlefshme për të gjitha kopshtet, ciklin e parë dhe të dytë arsimor që i përkasin sistemit kombëtar të arsimit, përfshirë qendrat provinciale për arsimin e të rriturve, në të gjithë territorin kombëtar.
Rajonet do të miratojnë vendimet e tyre në lidhje me kalendarin shkollor, pa cënuar nevojën për të realizuar të paktën dyqind ditë mësime, sipas asaj që përcaktohet me legjislacionin aktual.
Integrimi dhe rikuperimi i veprimtarive mësimore në lidhje me vitin shkollor 2019/2020 janë konfirmuar që do të rinisin nga 1 shtatori i vitit 2020.
Burimi: Rainews | Përktheu dhe Përshta