Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berivojcë të Kamenicës gjatë ditës së sotme, shkruan Gazeta Metro.
Një grua 34 vjeçare ka vdekur, ajo po dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Metr edhe zëdhënës për media në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 25.07.2020, rreth orës 13:20, policia është njoftuar për një vrasje në fshatin Berivojcë të Kamenicës”.
“Dyshohet se një mashkull (rreth 42 vjeçar), ka vrarë gruan e tij (rreth 34 vjeçare)”.
“Njësitet policore i janë përgjigjur vend-ngjarjes, është arrestuar i dyshuari, është njoftuar prokurori dhe po vazhdon kompletimi i rastit nga hetuesit policorë”, ka thënë Krasniqi për Metron.