Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora, po e shijon suksesin e dy projekteve muzikore të fundit.
Andaj, për këto suksese këngëtarja siç duket ka vendosur ta “shpërblejë” vetën me një dhuratë.
Bëhet fjalë për blerjen e një veture luksoze të tipit “Mercedes Benz Gle”, prodhim i vitit 2020, çmimi i së cilës mund të arrijë deri në 52 mijë euro.
Ka qenë menaxheri i këngëtares, Ilir Balija, i cili ka publikuar në InstaStory një fotografi, duke e uruar Dhuratën për blerjen e veturës së re.