Zojë Haxhijaj nga fshati Rakohë e Istogut jeton e vetme prej tre dekadash. 87 vjeçarja të vetmen ndihmë i ka 90 euro pension mujor. Ajo vuan nga tensioni i lartë dhe nevojat i ka të shumta.
Prej nesër në ndihmë asaj i shkon këngëtari Labinot Tahiri-Labi. Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ai ka ftuar qytetarët që të ndihmojnë të moshuarën.
Ai ka premtuar se nevojtares do t’i sigurojë pension mujor në vlerën e 200 eurove.
Shkrimi i plotë i Labit në Facebook:
Halla Loqkë, ti meriton më shumë.
Nesêr do jem nê konakun tênd dhe do ta kesh pensionin 200 euro, jo 90 euro!
Ti e do vetem sigurinê, bukën dhe barnat!
Tê gjitha moj gjyshe do ti sugurojmë qê nga ky moment.
Qytetarë e shqiptarë, me shkruani vetem nê nr tim personal kush do me i ndihmua kêsaj halle të cilen ka e degjoja mendoja për gjyshêrit tanê!
Këtij vendi duhet ti japim shpresë dhe vertet vetem me vepra, e jo fjalë boshe sikurse nëpêr fushata. Ja ku e ka Qeveria këtê gjyshe e ku e ka shteti të cilen e kanê lênê nê humnerê.
Mos harroni ka njê Zot.
Shqiptarë të dashur ta ndihmojmë, se shumë shpejtë mund të perjetojmë jetën si kjo! .
049139900
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipêrisê.