Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e martë (më 28 korrik) në Kosovë:
11:00-13:00Ministri i MEA-së, Blerim Kuçi, do të viziton komunën e Gjilanit.
11:00 – Vizitë dhe pritje nga Kryetari i Komunës Lutfi Haziri,
11:45 – Vizitë dhe inspektim i renovimit të Shkollës Fillore ”Thimi Mitko”,
Programi mbështetës – Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë në Ndërtesat e Shërbimit Publik,
12:30 – Vizitë në ndërtimin e platosë në Mirushë,
13:00 – Vizitë kompanisë regjionale të ujërave K.R.U. “Hidromorava” në Gjilan.
10:00Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive.(Lagja “Jeni Mahallë”, Prizren)
10:00OJQ “Voice of Roma, Ashkali and Egiptians” organizon forumin regjional “Avancimi dhe Roli i Grave si Sipërmarrëse, Sfidat dhe Mundësitë e Tyre në Tregun e Punës”. (Hotel Sirius)
13:00Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, pret në takim përfaqësuesit e bashkësive fetare në Republikën e Kosovës, në lidhje me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për lirinë fetare në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38)
14:30Oda Ekonomike e Kosovës mban konferencë për media, me temë “Gjendja e biznesit dhe dalja nga kriza”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës)