Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka shpjeguar incidentin e sotëm i cili ndodhi në Komisionin për Punë të Jashtme, shkruan GazetaBlic.
Ajo në nëj konferencë për media, tha se deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca, është sulmuar nda deputeti Kujtim Shala dhe Arben Gashi I LDK-së.
“Kur filluam të bënim pyetje kryetarja e komisonit filloi të ndërhynte, mbledhjet e komisionit nuk kanë kohën e kufizuar, mbledhja e komisionit ka shkuar jo në rregull për shkak të ndërhyrjeve që kemi pasur, kjo ka tregu që në këtë komision këta deputet së bashku me ministren kanë qëne të koordinuar”.
“Tentimi për të na pengu ka fillu qysh në fillim të komisonit, kjo ka shfaqë një mos dyshim nga ana e tyre”.
“Pasi që e panë që nuk arritën të na ndalin në komison ata na sulmuan në koridorin e ndërtesës së Kuvendit, jashtë sallës ku e mbajtëm takimin”.