Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për aprovimin e shtesave mujore prej 300 eurosh për personelin shëndetësor i cili ka qenë i ekspozuar në luftën kundër koronavirusit.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, shkruan lajmi.net.
Shtesat në fjalë, të aprovuara nga qeveria e Kosovës janë për muajin korrik dhe gusht.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se janë përcaktuar qartë kriteteret për mjekët dhe infermierët të cilët janë marrë direkt me trajtimin e pacientëve me COVID-19.
Ajo bëri të ditur se mjetet do të merren në muajin gusht, në formë retroaktive për dy muajt.
Foto dhe Video e Dites
Harrojeni Taynan, shikojeni sa të bukur e ka nënën (foto)
Gold AG publikon këngë për UÇK-në, përmend Shkelzen Gashin