Prishtina Weather ka publikuar motin për ditët e ardhshme.
Sipas parashikimit, ditën e enjte do të ketë mot të nxehtë. Të premten dhe shtunën mundësi për reshje shiu. Në fundjavë rënie e lehtë e temperaturave.
29.07.2020 – Vapa afrikane mbetet mbi rajonin tonë edhe dy ditëve të ardhshme, me temperatura maksimale deri në 35C, e në pjesë të Dukagjinit 36C deri 37C.
Pasditen e së premtes dhe ditën e shtunë, kalimi i një fronti të ftohtë në lindje të rajonit, sjell kushte për reshje lokale shiu me bubullimë, e ditëve të fundjavës edhe temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë. Ditëve të para të javës së ardhshme sërish nxehtë dhe me diell.
Indeksi i rrezeve UV mbetet në vlera shumë të larta, prandaj orëve të mesditës rekomandohet t’i shmangemi qëndrimit të gjatë në diell.
30.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell.
31.07 – Nxehtë. Fillimisht kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët, me mundësi për rrebeshe shiu me bubullimë.
1.08 – Mbetet nxehtë, me vransira dhe intervale me diell. Herët në mëngjes, reshje lokale shiu me mundësi për bubullimë. Ditën reshjet pritet të pushojnë. Në mbrëmje kthjellime.
2.08 – Kryesisht me diell dhe jo shumë nxehtë.
3.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri në 17C, e maksimalet nesër do të arrijnë deri në 35C, e në fundjavë zbresin deri në 29C.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga jugu dhe verilindja 3-10m/s.
Shtypja atmosferike në rritje, e në fundjavë zbret përreth vlerave normale./GazetaExpress/