Ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fehmi Ferati, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, duke thënë se ky fundit, bleu 30 mijë kondoma me para nga buxheti komunal.
Tutje, Ferati tha se Bahtiri është kryetar i komunës më të varfër në Kosovë dhe me më së shumti raste sociale, ndërkohë që sipas tij, Bahtiri kishte premtuar 15 mijë vende pune.
E për premtim të padisë për shpifje nga Bahtiri drejtuar Feratit, ky i fundit thotë se edhe ky do ta padisë kryetarin.
“Kryetari i komunës më të varfër të Kosovës me më së shumti raste sociale e që premtonte 15.000 vende pune e thoshte me mburrje se “Nuk di t’i le Nënat me qajtë për bukën e gojës” e që i ka ble me buxhet komunal në kohë pandemie 30 mijë kondoma e që premtonte mrekullira në qytetin që është zbrazur më së shumti nga të rinjët, paska paralajmëruar padi kundër meje! Të shohim cila padi po arrinë e para në procedurë!!!”, ka shkruar Ferati.
Bahtiri pak më parë premtoi se do ta padisë Fehmi Feratin, për shkak se sipas Bahtirit, Ferati kishte shpifur drejtuar kryetarit.
“Për shkak të shpifjeve të vazhdueshme, e të cilat kanë kulmuar më një shpifje të ulët të bërë sot, ndaj ish kandidatit të dështuar për kryetar të Mitrovicës do të bëjë padi të hënën”, ka thënë Bahtiri.
Ferati ka akuzuar Bahtirin se po mendon vetëm për votuesit e vet, duke përdorur fenë për poena politik.
Madje, për të treguar se Bahtiri nuk ka lidhje shumë me fe, ka përmendur që ka 15 femna në kabinet e është vizitor i diskotekave.
“Qe njeri që mendon për votuesit e vet! Ta merr mendja është Haxhi i pesëfisht. Familjen e vet në Holandë, kabinetin me 15 femra të reja, vizitor i diskotekave etj…e Mitrovica nuk ka as spital të kompletuar! Injorancë e vetëvraje masive!”, ka shkruar Ferati.
Postimi i plotë i Agim Bahtirit:
Për shkak të shpifjeve të vazhdueshme, e të cilat kanë kulmuar më një shpifje të ulët të bërë sot, ndaj ish kandidatit të dështuar për kryetar të Mitrovicës do të bëjë padi të hënën.
Nëse dikujt i ka penguar kërkesa ime që të mundësohet falja e namazit të Kurban Bajramit në shesh, nuk është problem i imi!
Sa për informim dhe korrektësi, në kabinetin tim punojnë katër persona, dy meshkuj dhe dy femra.