Miliarderi francez, Bernard Arnault po spekulohet në mediat italiane se mund ta blejë klubin e AC Milan.
Arnauld do të paguajë më pak se 1 miliard euro për ta blerë klubin nga qyteti i modës.
Synimi i tij është të bashkojë në “San Siro” talentin francez të PSG-së, Kylian Mbappe dhe trajnerin aktual të Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Madje, Arnauld është i gatshëm t’i ofrojë Mbappes një pagë prej 50 milionë euro në sezon.
Gjithashtu, trajnerit spanjoll, Guardiolas, do t’i ofrojë një buxhet të madh për përforcime të tjera.