Një fotograf hungarez ka postuar një fotografi të një nënë me fëmijën e saj duke blerë gjëra ushqimore në një treg në Budapest të Hungarisë, pozë e shkrepur në vitin 1987.
Kjo shkrepje u bë menjëherë virale në gjithë botën, shkruan Albanian News
Kur fotografi Attila Manek e kuptoi që fotografia e tij arriti sukses pas më shumë se tridhjetë vjet nga koha kur realizua, ai nuk ishte në dijeni se një version dixhital i tij ishte ngarkuar në Facebook, as nuk e dinte se kush e mori apo ku. Sidoqoftë, shumë komentues pyesnin se si janë njerëzit sot në foto, kështu që Attila vendosi që të bënte një foto shumë të ngjashme në vitin 2020.
Sipas fotografit, gruaja dhe vajza e të cilit janë në foton virale, fotografia origjinale është bërë në Bulevardin Museum në Budapest, ku ata ishin duke jetuar në atë kohë. Dhe versioni i ri u shkrep në tregun e Budafok me të njëjtët protagonistë – Martin dhe vajzën e saj Eniko.
Vajza në foto e cila tani është 33 vjeçare është një shkencëtare e kimisë, ndërsa nëna e saj merret me përkthim të librave./Albanian News