Ushtruesi i detyrës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, ka folur për situatën me koronavirus në Kosovë.
Krasniqi tha se qytetarët duhet t’i ndryshojnë sjelljet në mënyrë që të mos rikthehet karantina.
“Nëse nuk dëshirojmë që të karantinohemi përsëri atëherë duhet të ndryshojmë sjelljen. Nëse ky virus e ka këtë fuqi të përhapjes, atëherë ekziston rreziku që edhe nëse mbyllemi, pas hapjes të kemi shifra të njëjta”, ka thënë Krasniqi në T7.
Ai shtoi se qytetarët duhet të vetëdijësohen dhe t’i ndryshojnë sjelljet, në mënyrë që ta ruajnë shëndetin publik. /GazetaSinjali/