Mbahet mbledhja e komisioni për mbikëqyrjen e financave publike, ku do të shqyrtohet raporti i auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e komisionit për legjislacion, ku do të shqyrtohet raporti vjetor i Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)
Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa i komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)
Komuna e Mitrovicës Jugore me mbështetjen e UN-Habitat-it kanë hartuar draft planin e mobilitetit të qëndrueshëm urban (PMQU), i cili do të shpaloset dhe prezantohet. (Salla e Kuvendit Komunal ne Mitrovicën, ora 11:00)
Mbahet takimi konsultativ rreth fillimit të procesit për përgatitjen e programit për reforma në ekonomi 2021-2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30).