spot_img

Shpërthen koronavirusi në këtë shtet, 52 mijë njerëz infektohen brenda 24 orëve

spot_img

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare në Indi ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 52,050 raste të reja të personave të prekur nga koronavirusi.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në shtetin me 1.3 miliard banorë shkoi në 1,855,745 persona, që është shifra e tretë më e lartë në botë, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u raportuan edhe 803 viktima dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 38,938.

Deri më 22 korrik, India i ka shënuar mbi 600,000 të infektuar vetëm gjatë muajit të kaluar, që është shifër më e madhe se të gjitha rastet e regjistruara deri më 30 qershor.

Më shumë se 1.2 milion persona janë shëruar, ndërsa tash për tash janë rreth 586,000 raste aktive.

NGJARJE TË TJERA

spot_img