Cristiano Ronaldo i ka bërë një dhuratë vetes për titullin në Serie A. Ylli portugez ka blerë modelin e ri të Bugattit, Bugatti Centodieci.
Në fakt vetura është blerë me porosi speciale nga CR7 dhe ka ngjyrat e skuadrës kampione të Italisë, shkruan Indeksonline.
Por, kompania e ka njoftuar superyllin e futbollit se porosia e tij do të zgjasë deri në vitin 2021. Bugatti Centodieci ka 1600 kuaj fuqi dhe ka vlerë plot 8 milionë euro.
Dy veturat tjera që janë në garazhën e CR7 janë Veyron Grand Sport Vitesse dhe Chiron.