Prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Marina Vjollca, ditën e sotme (e diel) feston ditëlindjen dhe ka mbushur plot 30 vite jetë.
Ndonëse në një periudhë izolimi, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj.
Një urim special nuk ka munguar as nga bashkëshorti i saj, reperi Ghetto Geasy, me të cilin është e martuar që disa vite.
Ai ka përzgjedhur një fotografi të përbashkët bardh e zi me partneren e tij, ndërsa dedikimi ishte po ashtu tejet unik.
“Gëzuar ditëlindjen për femrën që ende e bën zemrën time të rrah shpejt”, ka qenë përshkrimi krahas imazhit.
Marina dhe Geti u martuan në shtator të vitit 2017, ceremonia madhështore e të cilëve përflitet akoma në faqet rozë.
Ata tashmë kanë ndërtuar një jetë në Tiranë dhe po vazhdojnë të jenë të angazhuar me aktivitetet e tyre në karrierë.