Sekretari i përgjithshëm i partisë politike Kataeb, Nazar Najarian, është vrarë pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi ditën e sotme në Bejrut.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Najarian ishte në zyrën e tij kur ndodhi shpërthimi. Ai ka ndërruar jetë, pasi ka marrë plagë të rënda në trup.
Najarian ishte një politikam shumë i njohur dhe shumë aktiv në Bejrut.
Nga raportimet e deritanishme thuhet se shpërthimi ka shkaktuar mbi 2000 të plagosur dhe afro 50 viktima.
Në Bejrut situata është alarmante dhe është aktivizuar gjendja e jashtëzakonshme. Ushtria dhe kryqi i kuq janë në terren.