Një vajzë 7-vjeçare ka vdekur dje në Prishtinë. Ajo kishte shkuar për të bërë një fotografim të kokës në ordinancën private “Poliklinika CT Scanner” në lagjen Ulpianë të Prishtinës.
Familjarët po e akuzojnë klinikën se ajo vdiq nga mbi doza e anestezionit.
E ndjera T. H. është mbesa e trajnerit të njohur, Fidaim Haxhiu.
Haxhiu ka akuzuar rëndë mjekun e kësaj ordinancës Poliklinika CT Scanner, duke ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e familjares së tij në moshë shumë të re.
Media mëson se 7-vjeçarja është po ashtu familjare e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.
Policia ka konfirmuar këtë rast si vdekje të dyshimtë, duke shtuar se janë duke punuar që të zbardhen rrethanat e vdekjes, ndërsa Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë po ashtu ka nisur hetimet lidhur me rastin.