spot_img

Stuhi dhe erë e fortë në gjithë vendin, por si do jetë moti orët në vazhdim?

spot_img

I nxehti afrikan i ka lënë vendin stuhive. Reshjet e shiut dhe era e fortë përfshinë vendin gjatë 24 orëve të fundit. Moti i keq shkaktoi jo pak probleme sidomos në zonat bregdetare duke u prishur plazhin pushuesve të këtij fillim gushti.

Sinoptikania e “Meteoalb”, Adiola Bani tha për “BalkanWeb” se është një situatë e përkohshme pasi shirat do te largohen gradualisht nga bregdeti madje duke filluar nga sot. Të enjten temperaturat parashikohen të arrijnë deri në 37 gradë.

Sipas saj, pas një situate të përkohshme për 2 ose 3 orë pritet përmirësim i motit në zonat bregdetare.

“Mbrëmja do sjellë përmirësim të motit në mbarë vendin. Edhe nesër moti do jetë i vranët me reshje të pakta. Të premten reshje do të ketë vetëm në zonat malore. Nga dita e enjte dhe në vijim do të kemi temperatura në 37 gradë”, tha Bani.

Askush nuk duhet te shqetësohet për pushimet e rezervuara në gusht, pasi situata do të ndryshojë në favor të pushuesve duke filluar nga nesër.

“Pushuesit nuk duhet të shqetësohen zgjat 2 ose 3 ditë. Do jetë një gusht i favorshëm për pushuesit dhe për ata që kanë rezervuar në pjesën tjetër të muajit gusht”, tha sinoptikania.

NGJARJE TË TJERA

spot_img