Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava ka reaguar për tragjedinë që ndodhi dje në në portin e Bejrutit, ku humbën jetën dhe u plagosën shumë persona.
Me këtë rast Myftiu Tërnava tha se në këto çaste zemrat dhe lutjet tona janë me dhe për libanezët e prekur nga kjo fatkeqësi.
“Lajmet e djeshme për fatkeqësinë e ndodhur në Beirut, Liban, na kanë prekur shumë. Në këto çaste zemrat dhe lutjet tona janë me dhe për libanezët e prekur nga kjo fatkeqësi. Zoti qoftë me libanezët dhe ua lehtësoftë dhimbjet e humbjet!”, tha myftiu Tërnava./Albanian News