spot_img

Për herë të parë: VV kërkon ndihmë nga PDK për rrëzimin e Qeverisë Hoti

spot_img

Diçka e rrallë për opinionin në skenën politike kosovar po ndodh, Lëvizja Vetëvendosje po kërkon bashkëpunim dhe ndihmë nga Partia Demokratike e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Hoti, shkruan Gazeta Metro.

Lëvizja Vetëvendosje e ka kuptuar se pa bashkëpunimin dhe ndihmën e PDK’së vështirë se do ta kenë të mundur rrëzimin e Qeverisë Hoti, krejt kjo varet nga bashkëpunimi i këtyre dy partive opozitare që i kanë së bashku diku afër 55 deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje po synon rrëzimin e Qeverisë Hoti nëpërmjet ngritjes së mocionit të mosbesimit.
Nga sot Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për procedimin e mocionit të mos besimit ndaj Qeverisë.

Si rrjedhojë e keqqeverisjes dhe situatës së rëndë me COVID-19, shefi i GP të VV’së Rexhep Selimi ka ftuar grupet tjera parlamentare dhe deputetët e parlamentit të Kosovës që ta mbështesin këtë mocion.

Deputeti Selimi pret reflektimin e PDK’së për rrëzimin e qeverisë Hoti.

“Partia Demokratike e Kosovës është subjekt opozitar në Parlamentin e Kosovës, në retorikën e tyre kemi parë që ata kanë qasje kundrejt qeverisë aktuale. Ne presim që ata t’i mbajnë fjalët e tyre dhe t’i realizojnë me veprime konkrete”, tha Selimi.

Kujtojmë se më 25 mars të këtij viti ish- Qeveria Kurti ishte rrëzuar me ngritjen e mocionit të mosbesimit pikërisht nga LDK-ja, partneri i atëhershëm i saj./

NGJARJE TË TJERA

spot_img