Qeveria kërkon që të futet në rend të ditës ligji që ndër të tjera parasheh tërheqjen e 10 për qindëshit të kursimeve në Trust.
Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare, ndërsa kryeministri Avdullah Hoti, nga shtëpia ka thënë se po kërkohet që të hyjë në rend të ditës ligji për rimëkëmbje.
Sipas Hotit, ky ligj përfshin tërheqjen e 10 për qindëshit të kontributeve pensionale në Trust dhe tërheqjen e 100 milionë eurove nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
“Ligji për rimëkëmbje ekonomike, qe po kërkohet te hyje ne rend dite sot ne seancën e Kuvendit, mundëson se paku dy gjera.
1. Tërheqjen e 10 për qind te kursimeve pensionale, qe është rreth 170 mil euro dhe
2. Tërheqjen e 100 mil nga fondi i AKP për nevoja te rimëkëmbjes ekonomike”, ka shkruar Hoti në Facebook